Reforma në drejtësi, Hahn: Vetëm me bekimin e Komisionit të Venecias
Hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian varet krejtësisht nga vullneti i forcave politike shqiptare.Kështu ka deklaruar Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Johanes Hahn, pas takimit të zhvilluar me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.Për komisionerin Hahn, reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj janë çelësi i këtij proçesi, teksa ka theksuar se asistenca europiane për Shqipërinë do të vijojë.Johanes Hahn: Ajo që duam të shohim, së pari aprovimi i reformes në drejtësi por edhe fillimi i zbatimit të saj. Nëse reforma në drejtësi do të ketë bekimin e komisionit të Venecias, atëherë mund të themi se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Aprovimi i reformes është diçka, dhe zbatimi i saj është diçka tjeter. Do të analizohen të gjithë elementët dhe ne do të bëjmë një vlerësim të ndershem dhe terësor.Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u shpreh se me Komisionerin Hahn ka biseduar jo vetëm për reformën në drejtësi, por edhe për konferencën ministeriale që do zhvillohet në Tiranë në muajin mars, e cila i paraprin Samitit të Parisit në korrik.Ditmir Bushati: Edhe për mua ishte kënaqësi që patem mundësinë që të shkëmbenim pikpamjet me komisionerin Hahn, lidhur me zhvillimet në Shqipëri në procesin e reformave, sidomos me reformen në drejtësi. Hapat që do ndërmarrim në mënyrë që të shfrytëzojmë kohen në mënyren sa më efiçente të mundshme. Diskutuam gjithashtu edhe për sa i përket takimit të ministrave që do të zhvillohet në Shqipëri, për ti paraprirë takimit që do të zhvillohet natyrisht në Paris. Me projekte konkrete dhe me fusha të përforcuara të bashkëpunimit.Në kuadër të vziitës dy ditore në Bruksel, Ministri Bushati u takua edhe me shefen për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogherini, e cila shprehu mbështetjen për përpjekjet shtettndërtuese në vendin tonë.