Sot nis puna për ndërtimin e Unazës së Vogël, ja rrugët ku do ketë kufizime

Bashkia e Tiranës do të fillojë sot punimet për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Unazës së Vogël.Në një njoftim për mediat bashkia sqaron se punimet do të zhvillohen në tri faza,  faza e parë nis sot dhe përfshin segmentin nga Banka e Shqipërisë, duke vijuar me pjesën prapa Muzeut e deri te Ushtari i Panjohur.Projekti parashikon shembje dhe shpronësime, ndërtimin e segmentit të katërt të unazës së vogël të kryeqytetit, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.Bashkia e Tiranës njofton se qarkullimi i automjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës si më poshtë:- Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:- Në kryqëzimin e bulevardit “Zog i I-rë” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar drejt;- Në kryqëzimin e bulevardit “Urani Pano” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruardjathtas dhe majtas;- Në kryqëzimin e rrugës së “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas;- Rruga “Abdi Toptani”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Dëshmorët eKombit” deri në rrugën “George W Bush” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e- Rruga “Çamëria”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga rruga “Ibrahim Rugova” deri nëSheshin “Skënderbej” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.Gjithashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën e Barrikadave, segmenti Luigj Gurakuqideri në rrugën e “Dibrës”.- Në rrugën e “Barrikadave” do të lihen të lira tri korsi lëvizjeje.Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:- Linja Institut - Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.- Linja Laprakë - Qendër do të kryeje rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do tëstacionohet përpara Muzeut Kombëtar.- Linja Kamëz - Qendër, City Park - Qendër dhe Vorë - Qendër do të kryejë rrotullim përrethSheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet pas Pallatit te Kulturës.- Stacioni ekzistues te rruga e “Barrikadave” do të zhvendoset te rruga “Luigj Gurakuqi”.- Stacioni ekzistues te sheshi “Skënderbej” në krah të Bankës së Shqipërisë kalon të rruga e“Kavajës” përpara semaforit, ku segmenti në fjalë do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.- Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me intenerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”.