Sterilizimi i qenve të rrugës, Bashkia e Tiranës hap klinikën nën kujdesin e AMK

Bashkia e Tiranës ka përuruar klinikën veterinare nën varësinë e Agjensisë për mbrojtjen e konsumatorit e cila do të marrë përsipër sterilizimin e e qenve të rrugës, të cilët prej kohësh janë kthyer në një shqetësim serioz për kryeqytetasit.Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit parashikon që në këtë qendër të trajtohen rreth 15 qen në ditë.Rudina Hoxha: Sot fillon puna për projektin e sterilizimit të kafshëve endacake. Është një nga prioritetet që kemi pasur që në ditet e para, dhe çdo ditë e punës sonë në këto 4 muaj, është fokusuar në hartimin e këtij projekti.Klinika veterinare në zonën e Kombinatit në Tiranë përbëhet nga një grup vullnetarësh veterinerë, kirurgë profesionistë.I pranishëm në ceremoninë e promovimit të klinikës ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj.