Parlamenti i Ukrainës refuzon mocionin e mosbesimit kundër qeverisë

Parlamenti i Ukrainës ka refuzuar mocionin e mosbesimit kundër qeverisë, pavarësisht thirrjeve të shumta brenda koalicionit qeveritar për një Kryeministër të ri dhe një kabinet teknik.Vetëm 194 deputetë kanë mbështetur mocionin, ndërsa për rrëzimin e qeverisë duheshin 226 vota.Më herët, Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka kërkuar kryeministrit Arseniy Yatsenyuk që të jepte dorëheqjen, duke thënë se ai ka humbur mbështetjen e koalicionit. Por Poroshenko tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.Qeveria e Yatsenyukut është kritikuar për ritëm të ngadalshëm të reformave dhe përballet me akuzat për korrupsion.Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërcënuar se nuk do të japë fondin e ndihmës për Ukrainën nëse ajo nuk kryen reformat.Në kohën kur bëhej votimi, qindra protestues u mblodhën jashtë Parlamentit në Kiev për të protestuar kundër politikave të qeverisë.Ndërkohë prokurori i përgjithshëm, Viktor Shokin ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së Presidentit Poroshenko.