Qeveria siriane pranon ndihmat, pritet nisja e autokolonave

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se Qeveria e Sirisë ka miratuar pranimin e ndihmave humanitare në shtatë zona të rrethuara.Autokolonat janë duke u përgatitur dhe do të nisen "sa më shpejt që të jetë e mundur", ka thënë zëdhënësi i OKB, Farhan Haq.Në mesin e zonave që do të marrin ndihmë, është edhe qyteti Madaja, ku është raportuar se disa banorë kanë vdekur nga uria.Javën e kaluar, ndëkrombëtarët  janë pajtuar për nevojën e një armëpushimi të kufizuar në Siri, si dhe për përshpejtimin e dërgesave të ndihmës.Pas bisedimeve në Damask, të martën i dërguari i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, ka thënë se Qeveria e Sirisë e ka për detyrim të lejojë kalimin e ndihmave kudo që është e nevojshme.Konflikti civil në Siri ka nisur në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe mbi 260.000 njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.