Manjani takon kreun e gjykatës së lartë turke, më shumë bashkëpunim

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi ku u takua me një sërë personalitetesh.Pas takimit me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë z. Bekir Bozdağ, Manjani zhvilloi një vizitë në Akademinë Turke të Drejtësisë që është ekuivalente me Shkollën e Magjistraturës në Tiranë.Në takimin me Drejtorin e kësaj akademie, Yılmaz Akçil, u konfirmua marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese ndërmjet dy shkollave ku Ministri Manjani u angazhua për ta forcuar akoma më tej këtë bashkëpunim.Në përfundim të vizitës, Ministri Manjani u prit edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë z. İsmail Rüştü CİRİT.Në këtë takim u theksua nevoja për më shumë bashkëpunim ndërmjet dy Gjykatave të Larta, veçanërisht në drejtim të shkëmbimit të përvojës për zgjidhje të çështjeve në interes të qytetarëve të dy vendeve.Kryetari i gjykatës mirëpriti propozimin e Ministrit Manjani, për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Gjykatave të Larta të Ballkanit në drejtim të unifikimit të praktikave gjyqësore për çështje të përbashkëta.