Propozimi për energjinë, parashikon faljen e 100-150 kwh familjeve në nevojë

Komisioni i Çështjeve Sociale dhe i Shëndetësisë i ka kaluar Qeverisë propozimin për tu falur 100 deri ne 150 këh energji familjeve në nevojë. Nisma e Avokatit të Popullit mori edhe mbështetjen e demokratëve, që e përcollën atë në Komisionet Parlamentare nga ku u ra dakort të kalojë në qeveri për diskutim dhe miratim.Komisioni i Çështjeve Sociale i ka kaluar Qeverisë për miratim propozimin për disa lehtësira për furnizimin me energji elektrike për familjet në nevojë, një nisëm e Avokatit të Populit, e mbështetur nga shoqëria civile, e më pas edhe nga opozita.Avokati i Popullit deklaroi se ky rekomandim erdhi pas ankesave të shumta në këtë institucion nga familjet në nevojë.Ndërkohë që apeloi që të miratohet sa më parë minimumi jetik.Totozani: Ofrimin e zgjidhjeve të menjëhershme që këto familje të mos privohen nga e drejta për akses në furnizimin e nevojshëm me energji elektrike duke siguruar minimumin e mundshëm për ta. Në gjykimin e Avokatit të Popullit kjo duhet të shoqërohet me një paketë ndryshimesh, me qëllim edhe ndryshimin e  skemave të aksesueshmërisë në këtë shërbim për grupet vunerabël.Ndërkohë që deputeti, Gerti Bogdani, i cili përcolli edhe propozimin në Komision, u shpreh se kostoja financiare është e përballueshme për buxhetin dhe i vjen në ndihmë një sërë familjeve.Bogdani: 90 kilovat për muajt prill-tetor dhe 150 kilovat për muajt nëntor-mars që janë muajt e dimrit, ndihmë për familjet në nevojë për të përballuar kushtet minimale të jetesës. Sot këto familje janë rreth 82 mijë dhe fatura financiare përkthehet në një matematikë shumë të thjeshtë, rreth 9.3 milion dollarë në vit që krahasuar me buxhetin e shtetit, apo krahasuar sot edhe me të ardhurat e OSHEE dhe operatorëve të tjerë energjitikë në vend është një shumë minimale.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, u shpreh se pamundësia e familjeve për të paaguar energjinë elektrike ka sjellë edhe viktima në disa raste.Tashmë  vendimin përfundimtar për këtë cështje  e ka qeveria e cila do të vlerësojë efektet në buxhet, por edhe efektet sociale.