Zgjedhjet në PS, deputeti Peza: Statuti të respektohet gjithmonë, jemi në garë

PS po respekton statutin dhe aktualisht në këtë parti ka garë. Ky është mendimi i deputetit Alfred Peza, i cili thotë se Rama e Blushi duhet të ulen e të bisedojnë në një tryezë për të ulur debatin që lidhet me zgjedhjet për kreun e Partisë.Deputeti i PS-së, Alfred Peza, mendon se selia rozë po e respekton statutin dhe nuk po e shmang garën brenda partisë.Mendoni se duhet respektuar statute i PS-së?Alfred Peza: Gjithmonë. Edhe statute, edhe ambiciet e gjithësecilit, edhe gara. Kështu që këtë gjë po bën PS dhe kështu do të ndodhë deri në fund.Peza hedh poshtë zërat se ai është negociator mes Ramës dhe Blushit për të sheshuar debatin mes tyre dhe i fton që të ulen në një tryezë për të biseduar si miq.Alfred Peza: Nëse do të kishte diçka për të negociuar jam i bindur që kanë 25-30 vjet që negociojnë me njëri-tjetrin, do ta gjejnë dhe këtë moment për të negociuar.Deputeti Peza thotë se deri më tani Blushi nuk ka asnjë platformë.Alfred Peza: Nuk ka platformë dhe nuk mund të jap mendim për një gjë që nuk ekziston.Deri më tani, vetëm tre deputetë i kanë kërkuar strukturave të PS-së hapjen e garës poër kryetar, Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi.