Projektet e Kavajës, kryebashkiaku Rroshi: Investimet do tërheqin turistët

Projektet e financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, do të thotë më shumë turistë për Bashkinë e Kavajës. Kryebashkiaku Rroshi dhe Ministrja e Zhvillimit Urban Gjermeni gjatë inspektimit të punimeve, i vlerësuan projektet si një mënyrë për tërheqjen e turistëve.500 milion lekë të reja ka përfituar Bashkia e Kavajës nga aplikimi i projekteve financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, shumë prej të cilave janë finalizuar.Ka qenë Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, që bashkë me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi kanë inspektuar bulevardin dhe zonën me dyqane karakteristike të qytetit, ku do tregtohen artikuj artizanalë.Elvis Rroshi: Kjo rrugë do të jetë pjesë e vazhdimit të qendrës së Kavajës, drejt daljes. Është nhjë rrugë me parametra dhe standarte europiane, uji i pijshëm, ujërat e zeza, gjelbërim dhe ndriçim.Afati kohor është për një muaj.Eglantina Gjermeni: Hapësirat publike, kanalizimet, ndriçimi dhe nxitja e ekonomisë vendase kanë qenë qëllimi kryesor i Fondit të Zhvillimeve të Rajoneve dhe projekteve konktrete të realizuara në Kavajë.Projektet e përfunduara të Kavajës janë ndërtimi dhe rehabilitimi i sheshit kryesor para xhamisë, rikualifikimi i lulishtes, ndërtimi i Monumentit të Demokracisë si dhe rrugët lidhëse me bulevardin kryesor.