Borë dhe mjegull në Rrugën e Kombit, apeli për kujdes
Rikthehet bora në Rrugën e Kombit. Në segmentin Tuneli i Kalimashit-Fushë Dukagjin kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë me 4 borëpastruese për pastrimin e trasesë së rrugës dhe hedhjen e kripës.Fiqiri Taci përfaqësues i Firmës mirëmbajtëse thotë se rruga ka qenë e hapur pasi është mirëmbajtur ndërkohë që janë vërejtuar dhe shembje gurësh.Policia Rrugore u ka bërë thirrje te gjithë drejtuesve të automjeteve qe te ulin shpejtësinë gjatë gjithë këtij segmenti pasi prezenca e mjegullës së dendur dhe renies se dherave e gurëve ne autostradë, mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit të automjeteve.Rënie të dherave e gurëve ka pasur kryesisht në aksin Fushë Dukagjin - Morinë të Rrugës së Kombit, akset Nacionale Kukës - Bushtricë, Kukës - Shishtavec dhe Kukës -Qafë Mali, pasi intensiteti i reshjeve të shiut është shume i lartë./Oranews.tv/