Konçesioni i check-up-it, Rama: Shërbimi nuk mund të ofrohej nga shteti
Kryeministri Rama ka dalë sërish në mbrojtje të konçesionit të check-up-it, duke u shprehur se shteti nuk mund të ofrojë këtë shërbim pa ndihmën e privatit. Rama foli pas vizitës në një laborator të analizave të chech-up-it në Tiranë.Ndërsa opozita ka rritur dozën e akuzave për konçesionin e check-up-it duke pretenduar për një aferë korruptive, kryeministri Rama ka deklaruar se ky shërbim nuk mund të ofrohej nga shtetit.Edi Rama: Edhe unë që e kam mbrojtur këtë partneritet publik-privat dhe këtë proces, kam qene krejtësisht i paditur, lidhur me cilësinë e jashtëzakonshme të stafit. Jam shumë i nderuar që kam takuar këto koordinatore të shkëlqyera. Jam i mrekulluar nga teknologjia, nga gjithë serioziteti dhe siguria e procesit dhe sigurisht se e kam ditur që garancia pas këtij suksesi është ndërthurja me dy kompani nga ma të famshmet që e mbështesin këtë proces. Këtë investim mund ta bënte vetëm partneriteti me privatin. Nuk e bënte dot shteti këtë lloj investimi dhe nuk e garantonte dot shteti këtë lloj cilësie.Ndërsa Ministri Beqaj shpjegoi se një flotë prej 40 automjetesh në të gjithë vendin, merr kampionët e gjakut për t'i dërguar në laboratorë.Rama foli pasi vizitoi laboratorin e check-up-it në Tiranë në shoqërinë e Ministrit të Shëndetësisë, i cili tha se në vend operojnë 380 qendra shëndetësore, ku flota me 40 automjete, merr kampionët dhe i përcjell në 20 laboratorët e ngritur në gjithë vendin.