Austria-Maqedonisë: Përgatituni për mbyllje të kufirit me Greqinë
Austria i ka ofruar edhe njëherë ndihmë qeverisë maqedonase për të fortifikuar kufirin e saj jugor me Greqinë, në mënyrë që të ndalet fluksi i emigrantëve.Mesazhi është përcjellë nga Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup ku u prit nga homologu maqedonas, Nikola Poposki.Në fjalën e tij, Kurz nënvizoi se qeveria e Austrisë do t'i mbajë dyert e hapura për refugjatët deri në përmbushjen e kuotës maksimale, duke shtuar se pas këtij momenti kufinjtë do të mbyllen."Me shumë mundësi, gjatë muajve në vijim ne do të përmbushim kapacitetet maksimale për strehimin e emigrantëve, ndaj Austria do të mbyllë dyert kur ky moment të vijë. Maqedonia duhet të nisë gjithashtu përgatitjet për të bërë një gjë të tillë. Dua të theksoj edhe njëherë se qeveria austriake do të jetë e gatshme që të ndihmojë jo vetëm me personel ushtarak, por edhe me pajisjet e nevojshme."Autoritetet ndërkombëtare druhen se një vendim i Austrisë mund të shkaktojë një efekt domino tek vendet e tjera, duke i detyruar të gjithë që të mos lejojnë kalimin e emigrantëve.Shtetet që mund të preket më shumë nga një masë e tillë janë Greqia dhe Turqia, nga ku nis edhe rrugëtimi i refugjatëve drejt Europës Perëndimore.Një vendim i mundshëm i Maqedonisë për të bllokuar fluksin e azil-kërkuesve, mund të përfshijë edhe Shqipërinë në itinerarin e ndjekur të azil-kërkuesve.Nga ana tjetër, në radhë me vendet e tjera ish komunsite, edhe Rumania ka përforcuar kufirin e saj me serbinë.Vendimi vjen pas shqetesimit në rritje të autoriteve vendase se Rumania mund të kthehet në rrugën e re tranzitore të emigrantëve.Kohët e fundit ka pasur tentativa të klandestinëve, të cilët janë përpjekur të kalojnë kufirin rumun për të arritur vendet e pasura të Europës.