Arena Kombëtare, Do të duhen 24 muaj për ta ndërtuar, pamjet me dron

“Arena Kombëtare” ishte premtimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama menjëherë pasi skuadra jonë përfaqësuese u kualifikua për në fazën finale të Europianit. Tashmë duket se gjithçka po merr jetë ku pritet që pas disa muajsh të fillojnë punimet për ndërtimin e këtij impianti aty ku aktualisht ndodhet tempulli i futbollit shqiptar stadiumi " Qemal Stafa". Drejtori i këtij stadium Eduard Prodani shprehet në lidhje me "Arenën Kombëtare" ku përveç se konfirmoi që ky impiant mund të presë edhe finale e superkupës së Europës në të ardhmen, zbuloi se do të duhen 24 muaj për ndërtimin e tijProdani: Ky do të jetë padyshim objekti më i madh dhe më cilësor sportiv i Shqipërisë. Do të jetë një stadium dinjitoz në nivelin e stadiumeve nga më cilësoret e Europës. Ka dhe një premtim nga UEFA që kur të ndërtohet stadiumi, këtu do të zhvillohet një finale e superkupës së Europës. Është kusht që ndërtimi i stadiumit të kryhet brënda një periudhe 24-mujore, pra ai që do të fitojë tenderin dhe të firmosë kontratën do ta ketë si kusht qe brënda 24 muajsh nga momeni i filimit do ta përfundojë. Ndërtimi ka dhe ato të papriturat e veta por un besoj që është e mundur.Më pas Prodani foli në lidhje me tenderin që pritet të zhvillohet në mars për të përcaktuar kompaninë që do të fitoj të drejtën për të ndërtuar "Arenën Kombëtare", ai theksoi se kriteri krysor do të jetë cilësia e projektit.Prodani: Për momentin nuk kemi projekt. Ato që janë bërë publike kohë më para kanë qenë projekte të paraqitura ne tenderin që zhvilluam. Këto projekte kanë rëne bashkë me tenderin kështu që dhe kompanitë që do të vijnë në tender gjeja parë që do të bëjnë është të paraqesin projektin dhe pjesa më e madhe e pikëve do të jepet për cilësinë e projektit, pra i është dhënë pesha më e madhe në vlersimin e ofertave."Arena Kombëtare" do të jetë stadium më i madh i ndërtuar ndonjëherë në vendin tonë, ku pritet që të ketë një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh dhe me kushte nga më bashkëkohoret.