Vjedh automjetin në Marikaj, arrestohet tek Kthesa e Kamzës pas 30 min
Një 21-vjeçar, banues në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë për vjedhjen e një automjeti.Policia ka arrestuar në flagrancë, Musa Xhaurin, pas denoncimit të bërë nga shtetasi K. D 58 vjeç se në Marikaj i kishin vjedhur mjetin tip "Mercedes Benz" me targe "DR 6369 C".Menjëherë u ngritën pika kontrolli, ku policia në kohë record ka identifikuar vendodhjen e mjetit sëbashku me autorin e vjedhjes dhe menjëherë është vënë në ndjekie të tij.Pas një ndjekje prej 30 minutash u bë e mundur ndalimi i mjetit sëbashku me autorin, nga shërbimet e komisariatit të policisë nr 6 në pjesën e Mbikalimit të Kamzës.Drejtuesi i mjetit për t'i shpëtuar ndjekies së policisë ka qarkulluar me shpejtësi të madhe.Për pasojë afër mbikalimit automjeti ka dalë nga rruga, por autori i vjedhjes nuk ka pësuar dëmtime dhe ka tentuar të largohet por është arrestuar nga policia.[caption id="attachment_675648" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Mjeti i vjedhur[/caption][caption id="attachment_675650" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Mjeti i vjedhur[/caption]