Elbasan, vijojnë radhët për kartën e shëndetit
Në Elbasan vijojnë radhët e gjata pranë sporteleve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ku merret karta e shëndetit.Të ardhur dhe nga zonat rurale të Elbasanit, qytetarët thonë se janë të detyruar të rrinë me orë të tëra në radhë për t'u pajisur me dokumentin e shëndetit.“Është shumë keq. Jemi të sëmurë e rrimë në radhë me orë. Pse nuk hapen sportele të reja?” thonë qytetarëtKreu i Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Kastriot Belshi thotë se radhët janë pasojë e numrit të madh të qytetarëve që duhet të pajisen me kartën e shëndetit, ku nga 55 mije banorë gjithsej që ka qarku deri me tani kanë marrë kartën 50 mijë qytetarë.Edhe pse afati është shtyrë deri në prill, radhët vijojnë të jenë të pranishme, pasi personat e papunë, pajisen me një dokument me afat 1 mujor, çka i detyron, që të rikthehen shpejt në sportelet e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor./Oranews.tv/