Dalin nga sistemi 263 linja, Shoqata e Transportit: Të hiqen operatorët informalë

Transporti ndërqytetas do t'i nënshtohet një reformë të thellë pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e "transporteve rrugore". Do të ketë reduktime të ndjeshme të linjave po ashtu masa më të forta për liçensim. Shoqata e Transportit Interurban kërkon që jashtë tregut të dalin operatorët që nuk kanë stacione të caktuara, informalët dhe të liçensuarit në mënyrë abuzive. Ndërsa për Bashkinë e Tiranës, operatorët kanë si kërkesë ndërtimin e terminaleve që do të zgjidhte problemin e vendqëndrimeve dhe trafikun e kryeqytetit.Haxhinasto në parlament: 588 linja sot në Shqipëri, shkon tek 326 linja.Me ndryshimet e miratura në parlament të ligjit e transporteve rrugore, dalin nga sistemi i shërbimit 263 linja të transportit ndërqytetas.Ministria e Transportit ka arritur në përfundimin se 588 linja interurbane janë mbi nevojat reale të popullatës.Grupet e interesit si Shoqata e Transportit qytetas kërkon nga autoritetet e Ministrisë së Transporteve që të dalin jashtë tregut operatorët që kanë stacione të papërcaktuar dhe liçensimet e bëra në mënyrë abuzive.Kujtim Mema: Këto janë linja të tepërta të vëna gabim, nuk është se janë vënë dhe kanë qenë të duhuara dhe tani do hiqen dhe është një dhimbje për shembull për një biznes.Abuzime nga persona apo Bashkia që kanë dashur ti bëjnë qejfin dikujt, mund ta konceptoni vetë. Një linjë Sukth-Kapshticë që nuk ka çfarë i duhet asnjeriu, ajo linjë është thjesht një letër dhe nuk funksionon.Studimet e bëra nga Ministria e Trasnporteve tregojnë gjendjen e mjerueshme, gati mesjetare të kushteve të transportit.Me reformën e këtij shërbimi, kushti i parë është rinovimi i flotës së automjeteve.Kujtim Mema: Në vitin 2016 duhet të kemi rinovuar me mjete 2000-2003 gati gjysmën e flotës sonë.Tirana ka patur projekte, por jo terminale për qëndrimin e autobusëve dhe furgonëve. Situata është kaotike, me stacione të pacaktuara, qëndrime për të marrë çdo klient të mundshëm dhe trafik për drejtuesit e tjerë të automjeteve.Kujtim Mema: Pa terminale nuk ka transport.Bashkia e Tiranës brenda këtij viti do të nisë punën për ndërtimin e dy terminaleve; në dalje të Saukut dhe pranë mbikalimit të Kamzës.Një zgjidhje e përkohshme është ai i funksionimit të terminalit pranë sheshit “Shqiponja”.