Këshilli Kombëtar i Punës, Klosi: Grup pune për pagat e punonjësve të ARMO-s
Qeveria është drejt zgjidhjes së problemit të mospagesave të punonjësve të kompanisë ARMO.Gjatë mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Punës, Ministri i Mirëqënies Sociale u njoh me shqetësimin e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë.Një grup pune nën drejtimin e zv/kryeministrit po punon për ta zgjidhur këtë. “Duhet të mblidheni, unë i kam bërë letër Kryeministrit. Më duket se ëhstë ngritur një Komision qeveritar për ta zgjidhur këtë problem por nuk kam asnjë lloj përgjigjie.Detyra ime është që unë të kërkoj tek ti, përndryshe atëherë do ti drejtohemi protestave masive në shkallë vendi”.Klosi: Është ngritur një grup pune që drejtohet nga zëvendës/kryeministri. Jemi disa Ministra që po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje fundore për problemin e atyre punonjësve. Është një problem shqetësues për të gjithë ne, po punohet dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një zgjidhje zyrtare.Punonjësit e ARMO-s kanë që nga gushti i vitit të kaluar që nuk marrin pagesat, por një apel që vlen për të gjithë vjen nga Inspektoriati i Punës: Askush të mos punojë pa qenë më parë i siguruar.Dritan Ylli: Sot punonjësit nuk kanë arsye të punojnë në kushte skllavëruese, derisa kemi të gjithë këto vende të lira pune ku mund të drejtohen qytetarët për të punuar.Protesta e rreth 1700 punonjësve të kompanisë ARMO në Ballsh është paralajmëruar që mund të shtrihet deri në Tiranë.Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, Ministri i Mirëqënies Sociale bëri me dije se vendi ynë aktualisht ka mjaft vende të lira pune, por sipas tij ka mungesë njerëzish të kualifikuar.