Faturat afrofe, qytetarët: Ujësjellësi i Fierit, po na mbifaturon

Abonentët familjarë dhe bizneset në Fier kërkojnë nga Ujësjellësi që mos i faturojë afrofe. Qytetarët thonë se ndonëse kanë aplikuar pranë këtij institucioni për t'ua vënë në funksion matësat, që thonë se i kanë blerë vet, sërish Ujësjellësi nuk i është përgjigjur, ndërkohë që vijojnë të mbifaturohen.Qytetarët e Fierit ngrenë shqetësimin e faturimit afrofe nga Ujësjellësi.Sipas tyre, pavarësisht se i kanë blerë vetë matësat, askush nga UKF nuk ka ardhur t’ua vërë në punë pajisjen.Familjarë dhe biznese ankohen se faturimi afrofe u shkon deri në 90 mijë lekë të vjetra në muaj.“ Sot na ka ardhur një faturë që thotë 90 mijë lekë. Kontrata është për dyqan, por dyqani nuk ka as punë. S’ka lidhje fare me ujin dyqani. Kemi bërë kërkesë për sahat dhe thonë nuk ka, ata tallen. Ata duan të vjedhin gjithmonë”.“Më thanë hajde këty të faturohesh ose blije sahatin. Vajta dhe e bleva ka 2 muaj dhe këta zotërinjtë nuk vinë ta vendosin. Tani vi këtu dhe më thonë do të paguash 84 mijë lekë ose 90 mijë lekë afrofe sepse duan këta”.Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier ka reaguar ndaj pretendimeve të qytetarëve, duke u shpjeguar mënyrën si duhet të veprojnë për t'u pajisur me matësa.“Të gjithë ata që kanë bërë kërkesë do të pajisen me matësa, kjo nuk diskutoheët. Dhe ne prandaj jemi këtu sot tu bëjmë një thirrje të gjithëve që të vinë të bëjnë një kërkesë që të pajisen”.