BE 3 muaj kohë Greqisë, ndryshe do të pezullohet nga zona Shengen
Greqia ka tre muaj kohë të përmirësojë kontrollet e saj kufitare. Ky është ultimatumi që Bashkimi Europian i ka dhënë Greqisë, në tentativë për të menaxhuar fluskin e klandestinëve.Brukseli argumenton se forcimi i kontrolleve kufitare nga Athina do ti jepte mundësinë edhe vendeve të tjera të zonës Shengen të mbajnë nën kontroll kufijtë e tyre të brendshëm.Paralajmërimi vjen dy javë pas publikimit të një draftraporti, i cili raportonte se Greqia kishte "neglizhuar rëndë" detyrimet e saj për të kontrolluar kufirin e jashtëm të zonës pa kufij ose e njohur si Shengen.Greqia është kritikuar shpesh nga vendet europiane për mosmenaxhim të krizës së klandestive, kritika që kanë përfunduar edhe në kërcënime për përjashtim nga zona Euro.Edhe pse kryeministri Aleksis Tsipras ka mohuar akuzat duke thënë se po bën gjithçka në këtë sfidë të madhe europiane, sërish Brukseli mendon se Athina duhet të bëjë më shumë pasi është pika kryesore dhe ndalesa e parë e emigrantëve që arrijnë në Europë nëpërmjet Turqisë.Por edhe Italia ka marrë vërejtje për të njëjtën situatë, të cilën kryeministri Rezni e ka cilësuar të vështirë dhe që nuk mund të zgjidhet pa mbështetje dhe pa kontributin e të gjitha vendeve pjesë të Bashkimit Europian. Më shumë se 850,000 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Greqi vetëm vitin e kaluar./Oranews.tv/