Ekonomia e Eurozonës me rritje e ngadaltë në 2015, kërkohet ndërhyrja e BQE

Ekonomia e 19 vendeve që përdorin monedhën euro është rritur me 1.5 përqind në vitin 2015.Në tremujorin e fundit të vitit, rritja ishte 0.3% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, edhe ekonomia e 28 vendeve të bllokut gjithashtu u rrit me 0.3% në tremujorin e katërt, me një norme rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 1.8% gjatë gjithë 2015.Rritja e ngadalësuar gjatë 2015 kërkon angazhimin e Bankës Qëndrore Europiane për më shumë politika stimuluese.Ekonomisti Nick Kounis shprehet se lehtësimi i mëtejshëm monetar është i nevojshëm, duke sugjeruar uljen e normës së kreditimit nga muaji mars dhe në vijim.Eurostat njoftoi gjithashtu se prodhimi industrial ka rënë me 1% në dhjetor në krahasim me muajin e mëparshëm, si për eurozonën ashtu edhe për BE në tërësi.Nga viti në vit rënia ka shkuar në 1.3 përqind në Eurozonë dhe 0.8% në BE.Kurse sa i përket tkurrjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto, Greqia ka dhënë ndikimin më të madh, pasi ekonomia e saj u tkurr me 0.6% në tremujorin e katërt.Tkurrja në tremujorin e tretë ishte më e madhe nga sa ishte parashikuar, nga 0.9% në 1.4%. ekonomia gjermane shwnoi 0.3% rritje në tre muajt e fundit të 2015, me një normë vjetore prej 1.7%.Sipas agjencisë gjermane të statistikave shpenzimet qeveritare ishin rritur dukshëm, kurse konsumi familjar ka shënuar rritje të papërfillshme./Oranews.tv/