PD: Tahiri, korrupsion 1.1 mld lekë me uniformat e policisë. Qeveria e mohon

Partia Demokratike thotë se pas tenderit për uniformave të policisë fshihet një korrupsion prej 1. 1 miliardë lekësh.Përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj Partia Demokratike thotë se procesi është kryer pa transparencë dhe se uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Madje Alibeja tha se mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë.Disa orë më pas ka reaguar ministria e Brendshme. Përmes një deklarate të publikuar në transparenca.al thuhet se "Kompania fituese në tenderin e uniformave të reja të Policisë u shpall pa shkelur asnjë procedurë  menjëherë pas vlerësimit të ofertave dhe pa pasur asnjë ankesë nga firmat pjesëmarrëse në tender. Sipas saj fituesi i shpallur në datën 23.12.2015, ishte bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS & Marsi AL SHPK”, me çmimin më të ulët ndër ofertuesit.Deklarata e Enkelejd Alibeaj: “Pas uniformës së re të policisë që prezantoi Tahiri, fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh. Asnjë transparencë, asnjë informacion për procesin, për tenderimin. Kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar. Uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi. Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë. Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj. Nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur. Vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar. Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit.Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit. Ky ministër që po bën krenar shefin e tij dhe në lëmin e korrupsionit, nuk e ndjen si detyrim të respektojë ligjin dhe procedurën, as të japë llogari. Ashtu siç nuk u përgjigj edhe mbrëmë, kur publikisht në sytë e shqiptarëve u pyet në “top story” për lidhjen e tij me Emiliano Shullazin.Reagimi i MinistriseNdryshe nga pretendimi i përfaqësuesit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka ngritur një grup pune të posaçëm, i cili hartoi specifikimet teknike për uniformat e reja të policisë në bazë të VKM-së nr. 79, datë 21.01.2009 “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të policisë së shtetit”, ndryshuar me VKM-të nr. 281 datë 06.04.2011 dhe nr. 853 datë 21.10.2015, si dhe Urdhrit nr. 510 datë 13.10.2015 “Për disa shtesa në Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 380 datë 30.12.2014 “Për miratimin e uniformës së veçanta, normës së kompletimit të punonjësve në strukturat e Policisë së Shtetit.”Grupi i punës, i ngarkuar për hartimin e specifikimeve teknike, hartoi gjithashtu  modelin dhe cilësinë e materialit të uniformës. Ndërkohë që Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara administron fletë-analizat e Laboratorit Fiziko-Mekaniko-Kimik pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe mostrat dhe modelet për materialet të cilat ishin në përputhje me specifikimet e caktuara nga grupi i punës.Në lidhje me akuzat për zhvillimin e një tenderi pa transparencë sqarojmë se, më datë 06.11.2015, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes VKM-së nr. 28, datë 14.01.2015, u ngarkua të kryej prokurimet për uniformat e reja. Po në këtë datë u publikua në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, shpallja e tenderit për “Uniformat e Shërbimeve të Veçanta të Policisë së Shtetit”.Në garën për uniformat e reja të Policisë së Shtetit, e cila u mbyll në datën 01.12.2015, u paraqitën 4 ofertues:1.    GJERGJEFI - me ofertë  111.418.250 lekë;2.    DSE & Alfredo Grassi SPA - pa ofertë;3.    Bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS” & Marsi AL SHPK - me ofertë 91.917.500 lekë;4.    PAERA SHPK - pa ofertë.Fituesi i shpallur në datën 23.12.2015, ishte bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS & Marsi AL SHPK”, me çmimin më të ulët ndër ofertuesit. Kompania fituese u shpall pa shkelur asnjë procedurë, menjëherë pas vlerësimit të ofertave dhe pa pasur asnjë ankesë nga firmat pjesëmarrëse në tender.Të gjitha faktet më sipër vërtetojnë se gara ishte e hapur dhe nuk ishte e paracaktuar, ndërkohë që kriteret përveçse u hartuan konform bazës ligjore, ishin të hapura për të gjitha kompanitë dhe për publikun.Bashkangjitur gjendet shpallja e tenderit për “Uniformat e Shërbimeve të Veçanta të Policisë së Shtetit” në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik:/Oranews.tv/