Deputeti japonez jep dorëheqjen, iu zbulua lidhja jashtëmartesore

Një deputet japonez i cili ndezi një debat kombëtar pasi kërkoi aprovimin e lejes së lindjes për baballarët, dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte patur një lidhje jashtë martesore, para se gruaja e tij të lidte fëmijën e tyre.Në një konferencë shtypi, Kensuke Miyazaki kërkoi falje për "zhurmën" që shkaktoi dhe dha dorëheqjen nga posti i tij.Miyazaki bëri bujë muajin e kaluar, kur ai u bë i pari deputet mashkull në Japoni i cili kërkoi leje lindje për baballarët.Ai u përball me kundërshtim të fortë nga njerëzit, të cilët e akuzuan atë se kishte neglizhuar detyrat për të cilat e kishin votuar.Më parë gjatë kësaj jave, tabloidi Japonez Shukan Bunshun ka publikuar një foto të Miyazaki dhe një grua, e raportuar të jetë një modele. Ata janë parë duke lënë shtëpinë e tij në Kyoto.Tabloidi raporton se foto është shkrepur disa ditë para se gruaja e tij, politikania Megumi Kaneko, të lindte më 5 shkurt.Të dy, Z.Miyazaki dhe Znj Kaneko janë anëtarë të Partisë Demokrate Liberale./Oranews.tv/