Siri qindra familje i largohen masakrës

Qindra sirianë janë larguar herët këtë mëngjes nga lagjet sunnite të qytetit Banias, në veriperëndim të Sirisë, nga frika e një masakre të re, pasi aktivistë akuzojnë forcat qeveritare për kryerjen e masakrave në një fushatë të spastrimit sektare.Eksodi filloi pas shpërthimeve të djeshme në lagjet sunite dhe pas informacioneve se në fshatin fqinj  Bayda, ditën e Enjte u masakruan 50 persona. Në një video rrëqethëse të aktivistëve, duken trupat e gjymtuar dhe të djegur të grave dhe fëmijëve, nga qyteti i Baniyas.Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raporton se "Ndaj të gdhirë familjet filluan të largoheshin  nga lagjet jugore sunite të Banias dhe dërgoheshin në Tartus dhe Tzample, të vendosura përkatësisht në jug dhe në veri të Banias,.Eksodi filloi pas shpërthimeve të djeshme në lagjet sunite dhe pas informacioneve për masakrën e të Enjtes në fshatin fqinj suni të Baida.Nga bombardimi të Premten në afërsi të lagjes Ras al-Nampaa, u vranë të paktën nëntë njerëz. Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut Abdel Rahman, ka ende të humbur, kështu që numri i të vdekurve mund të rritet.Koalicioni i opozitës siriane ka denoncuar "kasaphanën e shkallës së madhe", ndërsa qeveria njoftoi se vrau "terroristët" në Baida.Qyteti Bania është pjesë e "zonës së alevitëve ", që shtrihet përgjatë bregdetit dhe nga i cili ka origjinën Presidenti Basar Al Assad.