Benedikti XVI rikthehet në Vatikan
Benedikti XVI u rikthye pasditen e së enjtes në Vatikan, dy muaj pasi u shndërrua në Papën e parë që jepte dorëheqjen nga pozicioni i tij në më shumë se 600 vjet.Benedikti është kthyer në Vatikan pas një marrëveshjeje, në bazë të së cilës si Papa aktual edhe ai do të jetojnë si fqinjë në shtetin e vogël të Vatikanit.Papa Françesku mirëpriti dje Benediktin pranë shtëpisë së tij të pencionit, e cila ka qenë më pare manastir pranë Bazilikatës së Shën Pjetrit. Të dy ata u lutën së bashku.Kthimi i 86-vjeçarit u bë larg syve të medias, përveç gazetarëve të shërbimit mediatik të Vatikanit, të cilët njoftuan se do të transmetojnë video të momentit.Benedikti dukej shumë i lodhur në mars, kur Papa Françesku e vizitoi në shtëpinë e pushimit në jug të Romës. Benedikti është vendosur atje me banim që nga 28 shkurti kur u largua nga Vatikani, si Papa i parë që lë detyrën e shenjtë në qindra vjet.Një zëdhënës i Vatikanit mohoi gjatë ditës së Ratzinger vuan nga ndonjë patologji e re apo se gjendja e tij është përkeqësuar..