Bangladesh, 500 viktima nga shembja e godinës

Numri i personave të vdekur nga shembja e një fabrike në kryeqytetit e Bangladeshit, Dhaka, shkoi në 500.Gjatë natës, disa dhjetëra trupa u nxorrën nga gërmadhat, duke e çuar në 502 numrin aktual të personave të pajetë të gjendur në ish-fabrikën tekstike, e shembur gjatë javës së shkuar si rrjedhojë e punimeve të dobëta dhe shtimit të një kati të paligjshëm.Pronarët Mabubur Tapash dhe Balzul Adnan dyshohet se e kanë detyruar stafin të punojë në godinën 8-katëshe, duke injoruar paralajmërimet për krisje të mureve.Ata janë arrestuar së bashku me shtatë persona të tjerë, të implikuar me aksidentin më të rëndë industrial në historinë e Bangladeshit.Rreth 3.000 vetë besohet se ndodheshin brenda godinës në momentin e rrëzimit.Pas shembjesh, e gjithë ndërtesa u kthye në punë sekondash në një masiv prej 600 tone inertesh, 350 tonë nga të cilat janë pastruar tashmë, por në gjysmën e mbetur dyshohet se mund të ndodhen deri 500 persona të tjerë.