Të dyshuarit e Bostonit plan për të sulmuar në ditën e pavarësisë

Dy të dyshuarit për shpërthimin e ndodhur gjatë maratonës së Bostonit  kishin planifikuar të godisnin festimet e ditës së pavarësisë, në datën 4 korrik.Vëllezërit Tsarnaev arritën që të përfundonin realizimin e bombave më shpejt nga sa e kishin planifikuar tha  një zyrtar i FBI-së në mediat amerikane.Ende nuk dihet se cfarë do te ishte objektiv. Një sulm në përvjetorin amerikan të pavarësisë nga Perandoria Britanike, sipas atentatorëve, do të ishte në gjendje të shoqëronte sulmin e tyre me një simbolikë të fortë. Ndërkohë olicia e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se trupi i sulmuesit të dyshuar të Maratonës së Bostonit  Tamerlan Tsarnaev, është marrë nga familjarët.Mjekët ligjorë kanë caktuar të hënën shkakun zyrtar të vdekjes së Tsarnaevit, por kanë thënë se nuk do të bëhet publik derisa trupi i tij të merret. Tsarnaev është vrarë në të shtënat me policinë më 19 prill, katër ditë pas sulmeve në Boston, në të cilat kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.Vëllai i vogël i tij, Dzhokhar, është arrestuar nga autoritetet po më 19 pirll. Ai mund të përballet me dënimin me vdekje nëse gjendet fajtor për akuzat që kanë të bëjnë me sulmet. Nëna e tyre ka thënë se akuzat kundër vëllezërve çeçenë janë të rreme.