Në tjetër skandal në BBC

 Pas skandalit të pedofilisë me protagonist prezantuesin shumë të njohur Jimmy Saville, i cili tronditi Britaninë, një tjetër veteran i BBC-së, deklaroi  fajtor për 14 raste të sulmeve seksuale mbi vajza të mitura.83 vjeçari  Stuart Hall, i cili është  thirrur në gjykatë, pranoi veprimet e tij, duke deklaruar se dëshiron të kërkoj falje për viktimave të tij dhe se ndjen turp për këto veprime.Viktimat ishin vajza të moshës 9 deri 17 vjet, me të cilat ai ka abuzuar seksualisht periudhën 1967-1985."Oportunistë" dhe "Predator" e kaquajtur  prokurori, Nazir Afzal, Stuart Hallin i cili më parë i kishte mohuar këto akuza.Prokurori Afzal  ka falënderuar të viktimat për guximshërin që ata  treguan duke folur rreth abuzimit që vuajtën, duke theksuar se drejtësia do të shkëlqejë pavarësisht se kanë kaluar shumë vite.Ndërkohë sipas autoriteteve në Britani viktimat nuk e njohin njëri-tjetrin, ndërsa Hall i afronte gjithmonë ata në fillim  në mënyrë miqësore dhe pas i vetomnte diku për ti sulmuar.Fillimisht çështja nisi në Janarin e 2012 kur prokuroria ka akuzuar Hall për sulme te pahijshëm ndaj  tre vajzave, duke ndërprerë kështu punën e tij me BBC.Rrjeti britanik, pas zhvillimeve njoftoi se shpreh keqardhjen për viktimat dhe siguroi se Hall nuk do të kthehet pësari në në BBC.Ndërkaq vetë  prezantuesi  tha se ka probleme me shëndetin e tij, duke shtuar se do të jetë nëse arrin të jetoj dhe  disa vite më shumë.  Hall theksoi se gëzon mbështetjen e të gjithë familjes, e cila  mbështet atë dhe nëpërmjet saj,ai  nuk ka tentuar  vetëvrasjen.Dënimi i tij do të shpallet më 17 qershor.