Avionët izraelitë sulmojnë Sirinë

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një sulm ajror brenda Sirisë nga hapësira ajrore libaneze,thanë  zyrtarë  amerikanë. Raportimet, në të cilat citohen zyrtarë amerikanë, sugjerojnë se objektiv i sulmit ka qenë një depozitë armësh, të cilat thuhet se do t'i dërgoheshin lëvizjes libaneze Hezbollah.Izraeli ka refuzuar të konfirmojë sulmin, edhe pse ajo ka nisur në Siri ashtu siç ndodh kohët e fundit që nga Janari.Sipas agjencisë së lajmeve "Reuters", Izraeli është i vendosur të parandalojë transferimin e armëve kimike ose armëve të tjera nga regjimi sirian tek terroristët, sidomos tek Hezbollahu në Liban".Ambasadori sirian në OKB tha ndërkohë se nuk ishte në dijeni të ndonjë sulmi izraelit ndaj vendit të tij, ndërsa Presidenti amerikan, Barak Obama, të Premten tha se nuk parashikon ndonjë skenar për dërgimin e trupave amerikane për të luftuar luftën civile të Sirisë.Obama riafirmoi se provat e qarta mbi përdorimin e armëve kimike nga qeveria siriane do të detyronin një "ndryshim loje", por se përgjigja ndaj tyre nuk do të jetë e nxituar.Agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë ngritur shqetësime se regjimi sirian ka përdorur armë kimike, diçka që SHBA e ka quajtur një "vijë të kuqe".Analistët thonë se SHBA-të dhe aleatët e saj janë duke diskutuar veprimet e mundshme, duke përfshirë goditjet ajrore për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi, por Rusia që është aleat i Sirisë e ka  kundërshtuar fuqishëm një masë të tilla.Më herët, Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se SHBA-të nuk përjashtojnë mundësinë e armatosjes së rebelëve.Reagimi i Obama-s vjen pasi dhjetra persona janë raportuar të vrarë nga trupat qeveritare në veri-perëndim të Sirisë, ditën e Enjte.