OECD jep lajme të këqia për Italinë, ekonomia do tkurret

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka dhënë  lajme të këqija për kryeministrin e ri të Italisë.Ajo tani është duke parashikuar se ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë do të tkurret me më shumë se sa pritej këtë vit.Duke nënvizuar sfidat e Enrico Letta, OECD tha se PBB do të tkuret me 1.5 për qind këtë vit.  Nëntorin e kaluar parashikimi i saj ishte 1.0 për qind tkurrje. OECD parashikon një rritje anemike prej vetëm 0.5 për qind në vitin 2014.Borxhi publik i Italisë është parashikuar të rritet në nivele të larta, një rekord 134.2 për qind të produktit të brendshëm bruto në vitin e ardhshëm  përkundër masave të fundit shtrënguese të mëdha.Italia është vendi i dytë në Eurozonë që ka borxhin më të madh pas Greqisë si përqindje e PBB-së. Kur Monti mori detyrën në vitin 2011, borxhi qëndroi në 120.8 për qind të PBB-së.OECD është duke u bërë thirrje Romës të pakësojë  shkurtimet e shpenzimeve, në kontrast me thirrjet nga brenda koalicionit të majtë dhe të djathtë,  për taksa më të ulëta dhe të shpenzojnë më shumë për të stimuluar ekonominë.Parashikimet ekonomike të OECD  dhe të financave publike janë më negative se objektivat zyrtare që Letta ka trashëguar nga ish- kryeministri Mario Monti.