Boston, trupi i Tsarnaevit merret nga familja

Trupi i viktimës së dyshuar për atentatin e Bostonit, Tamerlan Tsarnaev, është kërkuar nga familja e tij, bëjnë të ditur autoritetet amerikane.Një zëdhënës i Departamentit për Sigurinë Publike të Massachusetts-it konfirmoi se një kompani funerali ruse, e prenotuar nga familja e tij, mori trupin e tij, gjatë ditës së enjte.Tsarnaev, 26 vjeç, mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë, disa ditë pas shpërthimeve të maratonës. Ekzaminuesit ligjorë thanë se shkaku i vdekjes së tij është përcaktuar, por informacioni nuk do të bëhet publik deri sa të plotësohet çertifikata e vdekjes së tij. Mbetet ende e paqartë, nëse ky proces është kryer gjatë mbrëmjes së të enjtes.Xhaxhai i Tsarnaev-it, Ruslan Tsarni, i cili jeton në Amerikë, në shtetin e Maryland, kishte thënë edhe më parë se familja e tij duhej ta merrte trupin e nipit të tij. Atentati i 15 prillit pranë vijës së finish-it në Maratonën e Bostonit la të vdekur 3 persona dhe të plagosur mbi 260 të tjerë.E veja e të dyshuarit, Katherine Russel, dha pëlqimin e saj ditën e mërkurë, që trupi t’i jepej familjes së tij.Tsarnaev vdiq nga një shkëmbim zjarri me policinë, gjatë të cilit ai u “shtyp” nga vëllai i tij i vogël, teksa u largua nga vendngjarja me një automjet, tha policia. 19-vjeçari, Dzhokhar Tsarnaev, u kap më pas i gjallë dhe pritet të përballet me dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për rolin e tij në atentatin me bomba.