Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maji e shpallur si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, kujton ndër të tjera raportuesit në shumë vende të botës që punojnë nën presionin e dhunës dhe terrorit duke humbur edhe jetën, ose duke u burgosur.Kombet e Bashkuara së bashku me Shoqatën ndërkombëtare të gazetarëve dhe botuesve me rastin e 3 majit bëjnë thirrje që liria e shtypit të mos kufizohet.Dita e 3 majit u përcaktua në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të festuar anë e mbanë botës parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar gjëndjen e lirisë së medias në botë, për të mbrojtur median nga sulmet kundër pavarësisë së saj dhe për të kujtuar dhe për të nderuar gazetarët, që kanë humbur jetën, duke kryer punën e profesionit të tyre.Në Deklaratën e Përgjithshme të OKB për të drejtat e njeriut në vitin 1948, liria e mendimit dhe e shprehjes së mendimit dhe shtypit mbahen si të drejtat themelore të njeriut.Fjalë për fjalë në paragrafin19 shkruhet: "Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë".Freedom House vëren në raportin vjetor të publikuar ditën e mërkurë  se Shqipëria ka kryer përparime përsa i përket lirisë së medias. Ajo renditet këtë rradhë nëntë vënde më afër lirisë së shtypit, duke u vendosur në poziconin e 96-të nga 197 vendet, që përfshihen në listë.Vitin e kaluar Shqipëria ishte në vendin e 107. Ndërsa Kosova ka një rezultat jo të mirë në krahasim më vitin e kaluar me pozicionimin e saj në vend të 102, sepse ishte në vendin e 98-të.