Maduro akuzon Alvaro Uriben për komplot për vrasje kundër tij

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, ka akuzuar ish liderin kolumbian Alvaro Uribe, për komplontim për të vrarë atë. Maduro tha se kishte prova se politikanë të krahut të djathtë në Venezuelë  ishin të përfshirë në  komplot.Ai ka pohuar se komplotet kundër tij i ka mësuar që kur mori pushtetin pas vdekjes së presidentit Hugo Chavez, pasi fitoi zgjedhjet e debatueshme të muajit të kaluar.Uribe i cili është një kritik i ashpër i presidentit Chavez,  hodhi poshtë akuzën e Maduros duke e quajtur atë  të "papjekur".Të premten, Maduro tha se Uribe fshihet mbrapa komplotit për të vrarë atë dhe se ai është një vrasës."Unë kam prova të mjaftueshme se kush ka komplotuar, dhe ka sektorë të së drejtës së Venezuelës të përfshirë " shtoi Maduro.Ish-presidenti kolumbian Alvaro Uribe e ka kritikuar vazhdimisht qeverinë e Venezuelës. Maduro fitoi sondazhin 14 prill me një diferencë të ngushtë prej 1.49%, sipas rezultateve zyrtare, ndërsa lideri i opozitës Henrique Capriles sfidon  rezultatin, duke pretenduar në parregullsi të numërimit të votave.Gjatë mandatit të tij në detyrë Alvaro Uribe u përleshën me Hugo Chavez mbi një numër çështjesh. Uribe, një konservator, dha dorëheqjen në vitin 2010. Që atëherë lidhjet mes dy vendeve janë përmirësuar.