Ish-presidenti pakistanez Musharraf merret në pyetje

Policia e Pakistanit ka arrestuar formalisht ish-presidentin Pervez Musharraf, në lidhje me vrasjen e një lideri fisnor në vitin 2006.Prokurori Hassan Kakar ka thënë se një ekip prej tre zyrtarësh të lartë policorë, ka nisur të marrë në pyetje Musharrafin, në provincën Baluçistan.Hetimi lidhet me vrasjen e Nawab Akbar Bugtit. Udhëheqësi baluç ka vdekur gjatë një operacioni ushtarak, të urdhëruar nga Musharrafi, në gusht të vitit 2006.Musharraf është tashmë në arrest shtëpie deri më 14 maj, për raste të ndara që lidhen me shkarkimin e disa gjykatësve, në nëntor të vitit 2007, dhe me akuzat se ka dështuar të mbrojë ish-kryeministren Benazir Bhutto, e cila është vrarë në dhjetor të vitit 2007.Musharraf është kthyer në Pakistan muajin e kaluar, pas pesë vjetësh në mërgim. Por, atij i është ndaluar të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.