Itali, racizëm ndaj ministres së parë me ngjyrë
Ministrja e parë me ngjyrë në qeverinë e sapoformuar italiane, vihet në shënjestër të racistëve.Cecile Kyenge, mori të Dielën postin e Ministres së Integrimit, por mesa duket kjo ka shfaqur një problem të madh në Itali, atë të racizmit, për të cilin vazhdimisht ngrihen tallje raciste dhe komente politikanesh me tendenca të qarta ksenofobie.Pas disa akuzave të këtij lloji në faqe interneti të ekstremit të djathtë, ku janë bërë komente ofenduese ndaj ministres Kyenge, qeveria italiane ka dhënë urdhër për nisjen e një proçesi hetimor .Cecile Kyenge, është me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos dhe u vendos në Itali tre dekada më parë. Kyenge tashmë ka shtetësinë italiane, dhe është e martuar me një italian me të cilin ka dy fëmijë. Por një faqe elektronike të ekstremit të djathtë kanë vendosur një numër komentesh ofenduese kundër anëtares së parë me ngjyrë në kabinet. Në një faqe, ajo përfshkruhet si "majmuni kongolez".Komente të tilla për Ministren e Integrimit nuk janë shfaqur vetëm në internet. Gjatë një interviste radiofonike, politikani italian Mario Borghezio i Ligës Veriore, duke folur për kabinetin e ri përdori frazën "qeveria bonga bonga" dhe tha se afrikanët nuk kanë treguar material të mirë gjenetik.Liga Veriore ka qenë në të kaluarën aleate e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Politikanë të tjerë italianë kanë shprehur kritika për ato që i cilësojnë si "vulgaritete raciste". Por analustët e politikës në itali thonë se pikëpamjet e kësaj partie përfaqësojnë vetëm një pjesë të opinionit publik në Itali dhe nuk flasin medoemes për racizëm në shkallë të gjerë.Kyenge shfrytëzoi komentet në Twitter të Martën për t'iu përgjigjur ofezave. Ajo tha se çdo kritikë ka vend nëse bëhet me respekt.