SHBA, Kalifornia mbulohet nga flakët
Më shumë se 3,000 zjarrfikës po luftojnë me gjashtë vatrat e zjarreve të mëdha në Kaliforni, ku sipas raportëve të zjarrëfikësve një nga flakët ka mbyllur autostradën e famshme bregdetare për herë të dytë brenda disa ditëve, dhe që shtrihet rreth 50 km jashtë kufijve.Zjarri, i cili filloi të Enjten në mëngjes nga erërat e mëdha, ka arritur deri në bregdetin veri-perëndimor të Los Anxhelos, ku janë vënë në rrezik mijëra shtëpi. Zjarri ka dëmtuar dhjetra shtëpi dhe pesë pronat komerciale, ndërsa 28.000 mijë hektarë janë djegur në zonën Ventura County, thanë autoritetet e Los Anxhelos. Në rrezik mbeten rreth 4000 familje pasi zjarret ende nuk janë vënë në kontroll.Ndërkohë ekipet e zjarrfikëse thanë se këtë vit janë ndezur 680 vatra zjarri, rreth 200 më shumë se sa është mesatarja për periudhën e pranverës.Zjarri "Pranveror " është trefishuar në madhësi prej mëngjesit të së Premtes, ku u dogjën 43 hektarë. Më shumë se 900 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët, dhe rreth 20% e tyre është vënë në kontroll."Ky është një model, shumë i çuditshëm moti për sezonin që jemi," tha një zëdhënës i zjarrëfikësve. " jemi duke parë zjarret që zakonisht i shohim në fund të verës, në kulmin e sezonit të zjarrit, dhe kjo po ndodh vetëm në Maj" tha zëdhënësi Tom Kruschke.