“Alitalia”, arrestohen 49 punonjës për vjedhje

As një, as dy por 49 punonjës të kompanisë ajrore “Alitalia” përfshihen në një hetim për vjedhjen e bagazheve në tetë aeroporte në Itali, ndërsa nëntëmbëdhjetë prej tyre që ishin të përfshirë në pranimin dhe dërgimin e bagazhve, janë arrestuar nw aeroportin Fiumicino në Romë.Vjedhjet janw indetifikuar nw aeroportet e Romës, Milanos, Linate Verona, Napoli, Bari, Bologna, Palermo dhe Lametsia Terme në Kalabri, ku nga zyra e aeroportit nw Kalabri janw raportuar mw shumw se 100 vjedhje.Kompania ajrore italiane ka bashkëpunuar me prokurorët dhe arrestimet u kryen në mënyrë që mos të vazhdojnë vjedhjet në bagazhet e udhëtarëve.Aktualisht tw dyshuarit po mbahen nën arrest shtëpiak, ndwrsa rrezikojnë të humbasin përgjithmonë punët e tyre dhe të dënohen deri me pesë vjet burg.Sipas të dhënave të hetimeve, përmbajtja e bagazheve hiqej brenda në avion  gjatë ngarkimit dhe shkarkimit. Nw video dokumentare, duket se në rastet kur këta punonjës nuk mundeshin ti hapin valixhet e tyre, ata i shkatërronin dhe i grisnin, si një mënyrë për tu hakmarrw."Skandali i parë i tillë shpërtheu në vitin 2002. Është e papranueshme, njëmbëdhjetë vjet më vonë, të përballemi me një histori të ngjashme të paskrupulltësisë" komentoi përgjegjësi i shoqatës për të drejtat e konsumatorit në Itali.Nga zyra e sigurisë sw kompanisw “Alitalia” thuhet se "Kompania ka qënë viktimë e kësaj historie ashtu si dhe pasagjerët që ranë viktimë e vjedhjeve."Fillimisht vjedhjet kanë ndodhur në fluturimet Romë-Lametsia Terme, por pastaj u zgjerua në aeroporte të tjera, bëhet e njohur në deklaratën e  “Alitalia”.Hetimi për zbardhjen e plaçkitjeve zgjati gjatë gjithë vitit 2012.