Ishmi nuk lejon zhvarrosjen e piktorit: Donte të prehej pranë detit dhe kalasë

Dhjetra banorë të Ishmit në Durrës janë mbledhur para Varrit Monumental të piktorit shqiptar më famë botërore Ibrahim Kodra, duke mos lejuar zhvarrosjen e tij. Banorët kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit që eshtrat e artistit të prehen në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.Dështon zhvarrosja e piktorit, Ibrahim Kodra, i cili prehet prej vitit 2008 në një kodër në Ishëm, vendin e tij të lindjes.Banorët e Ishmit nuk kanë lejuar ekspertë të Ministrisë së Kulturës për të zhvarrosur eshtrat e artistit shqiptar me famë botërore.Banorët dhe afërm të piktorit shprehen se nuk do të lejojnë kurrsesi të zhvarroset Kodra, pasi siç thonë, ai vetë ua ka thënë se donte të prehej këtu në kodër, nga ku duket deti dhe kalaja e Ishmit.“Është një figurë e madhe që duhet respektuar.E respekton i gjithë arti botëror jo Qeveria apo ku ta di unë se kush e ka dhënë këtë urdhër për të bërë zhvarrimin e këtij njeriu. Kanë ardhur mjetet dhe u thamë ikni sepse nuk do të lejohet”.“ Ai nuk është një njeri kështu koti që thjesht mund të vish. Dhe një njeri i thjeshtë do pak terezi me e zhvarros, jo një njeri që e respekton gjithë bota”.“ Amaneti i Kodrës ka qenë: Të varrosem në vendlindjen time Ishëm në një kodër ku të shoh kalanë e Ishmit, Krujën dhe Tiranën bashkë me detin. Të tre amanetet i plotësohen këtu”.“ Të vinë me çfarë të duan dhe si të duan se ne do ti mbrojmë eshtrat e tij. I kanë vjedh pikturat, por trupin nuk do t’ia vjedhin”“ Jo për tek Liqeni më mirë le të rriijë këtu se është bir i popullit, Shqipërisë, Ishmit. Ka lindur në Ishëm ai, jo në vend tjetër”.Sipas Ministrisë së Kulturës, vetë piktori e ka lënë në testament për t'u prehur tek kodrat e liqenit. Kërkesa i është bërë Ministrisë nga Fondacioni "Kodra".Piktori i njohur botërisht, Ibrahim Kodra, ndërroi jetë në 7 shkurt 2006 në Milano të Italisë, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.Aktualisht, varri i tij Monumental gjendet përballë hyrjes së Kalasë së Ishmit në Durrës.ibrahim kodra 1 imbrahim kodra 2 ibraim kodra 3 ibraim kodra 4