Virusi Zika, preket për herë të parë një grua shtatzënë në Europë

Virusi zika ka prekur për herë të parë në Europë një grua shtatzënë.Lajmi është bërë me dije nga mjekët spanjollë, të cilët komunikuan se bëhet fjalë për një paciente e cila më parë kishte vizituar Kolumbinë, nga ku edhe besohet se është infektuar.Deri më tani, në kontinentin e vjetër, ishin regjistruar raste të ndryshme të të prekurve nga virusi, por jo të një gruaje shtatzënë. Kjo është edhe forma më e rrezikshme e infektimit nga Zika, pasi foshnja mund të lindë me një sërë komplikacionesh në tru.Vetëm disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetsisë e klasifikoi këtë virus si një rrezik të nivelit të lartë, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me Ebola-n.Një grup shkenctarësh dhe mjekësh do të mblidhen së bashku për të krijuar vaksinën, ndërkohë që për parandalimin e përhapjes së Zika-s është vënë në dispozicion një shumë e konsiderueshme parash. Tek të rriturit simptomat e virusit Zika janë ethet, skuqja dhe dhimbja e muskujve./Oranews.tv/