Shkurtimet në spitale prekin dhe Shkodrën, do të largohen 90 punonjës

Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtime të personelit teknik dhe atij të mesëm, ka mbërritur dhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Nga ky institucion, do të largohen rreth 90 punonjës, kryesisht sanitare.Një urdhër i Ministrisë së Shendetësisë me firmën e vetë Ministrit Ilir Beqaj paralajmëron një fortunë shkarkimesh dhe në spitalin rajonal të Shkodrës.Udhëzimi nr 13 i datës 15 janar 2016 për zbatimin e strukturës së shërbimit spitalor, ka vënë në punë drejtuesit e spitalit të Shkodrës, që të bëjnë rankimin e brendshëm të punonjësve dhe më pas nga 795 të punësuar në spital, me strukturën e re kanë vend vetëm 705 persona, ç'ka i bie që 90 prej tyre të dalin në rrugë.Kryesisht pjesa më e prekur mësohet se do të jenë sanitaret, që në total janë 169 të tilla apo ¼ e stafit.Me strukturën e re parashikohet që të largohen rreth 65 prej tyre dhe ky shërbim do të kryhet sipas ligjit nga pjesa e mbetur e sanitareve, bazuar në metrat/katror të sipërfaqes së spitalit dhe numrit të pacientëve që varion nga 110 - 140. Gjithashtu nga lista e të larguarve do të jenë rrobaqepsja e spitalit dhe një pjesë e administratës që është cilësuar e tejfryrë.Ndërkohë disa infermierë pritet vetëm të lëvizin nga pavionet aktuale, në ato që ka më shumë nevoja, apo mungesë stafi. Udhëzimi i Ministrit Beqaj i siguruar nga Ora neës përcakton si kritere të mbajtjes në punë të stafit: arsimimin, rezultatet e testimit për personelin infermieror, përformancën në punë dhe vlerësimet e marra nga punëdhënësi, sjellja në orarin e punës dhe disiplina, punonjësit pa masa administrative etj.Do të jenë vetë drejtuesit e shërbimit spitalor rajonal që do të vënë në zbatim këtë udhëzim, duke bërë rankimin e punonjësve dhe paralelisht do të raportojnë cdo javë në drejtorinë e shërbimit spitalor dhe atë shërbimeve mbështetëse në ministri.[caption id="attachment_670180" align="alignnone" width="571"]urdheri Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë[/caption][caption id="attachment_670181" align="alignnone" width="571"]urdherii Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë[/caption]/Oranews.tv/