Rikthehet bora, vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit

Janë rikthyer pas një periudhe pauzë prej 7 ditësh, reshjet e dendura të borës në qarkun e Kukësit, çka ka shkaktuar probleme në qarkullimin e disa akseve rrugore.Në segmentin rrugor tuneli i Kalimashit-Fushë Dukagjin trashësia e borës prej 10 cm dhe mjegulla e dendur kanë vështiresuar qarkullimin e automjeteve, ndrësa kompania kontraktuese ka ndërhyre me 6 borëpastruese duke hedhur dhe kripë mbi trasene e rrugës.Në Akset Nacionale Kukës-Shishtavec, Kukës-Draj Reç, Kukës- Qafë Mali dhe Krumë-Qafë Prush, trashësia e dëborës ka kaluar 15 cm dhe në disa pjesë të rrugëve nevojitet pajisja me zinxhirë e automjete.Si pasojë e erërave të forta, ka pasur dhe probleme me energjinë elektrike në disa zona të Kukësit.[caption id="attachment_669589" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rruget e mbuluara nga bora ne Kukes Ne foto: Rruget e mbuluara nga bora ne Kukes[/caption][caption id="attachment_669590" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rruget e mbuluara nga bora ne Kukes Ne foto: Rruget e mbuluara nga bora ne Kukes[/caption][caption id="attachment_669588" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Rruget e mbuluara nga bora ne Kukes Ne foto: Rruget e mbuluara nga bora ne Kukes[/caption]