Shkodër, banesës i vihet flaka, dyshohet se është e qëllimshme
Një banesë 2 katëshe është shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës, 3 shkurt 2016, në zonën e Dugajve të Reja në Shkodër.Flakët e zjarrit të ndihmuara nga era si dhe struktura e vjetër e shtëpisë, nuk kanë vonuar të përhapen, duke bërë që në pak minuta gjithçka të digjej plotësisht.Edhe pse 2 automjete të shërbimit zjarrfikës nuk kanë vonuar të mbërrijnë në vendngjarje pas sinjalizimit të dhënë nga banorët dhe forcat policore, këto të fundit e kanë patur të pamundur evitimin e djegies së baneses, ndërsa lokalizimi i flakëve ka shmangur pasojat në ndërtesat e tjera përreth.Pasi gjithçka është vënë nën kontroll, grupi i ekspertizës ka nisur hetimet rreth shkaqeve të renies së këtij zjarri, ku hetimet e para jane përqendruar te djegia e qëllimshme e kësaj ndërtese.Gjithashtu nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë shkëndije elektrike që ndikuar nga vjetërsia e banesës ka bërë që ajo të digjet plotësisht.Përveç dëmeve materiale në këtë shtëpi që rezultonte e pabanuar, nga djegia e çatisë, rënia e mbetjeve të ngurta dëmtoi edhe 2 automjete të parkuara aty pranë.Në përfundim të hetimeve do të jepet edhe konkluzioni përfundimtar i shkaqeve të këtij zjarri, që fatmirësisht u mbyll vetëm me dëme materiale dhe pa pasoja në njerëz.[caption id="attachment_669604" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e perfshire nga flaket ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_669603" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e perfshire nga flaket ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_669602" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e perfshire nga flaket ne Shkoder[/caption]/Oranews.tv/