Apel për pjesëmarrjen e romëve dhe të rinjve në procesin zgjedhor

Në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve KQZ në bashkëpunim me ministrinë e Mirqënies Sociale apeluan për pjesëmarrjen e të rinjve dhe komunitetit rom në procesin zgjedhor.Kryetarja e KQZ Lefterie Luzi në fjalën e saj vuri theksin tek fakti se pjesëmarrja e të rinjve në procesin zgjedhor është shprehje e vullnetit individual të së drejtës së votës .Lefterie Luzi: Rritja e standardeve të procesit zgjedhor kërkon përfshirjen dhe kontributin e të gjithëve veçanërisht të rinjve. Ju duhet të bëheni barrier të pakapërcyeshme të fenomeneve që cënojnë botën e lirë.Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi theksoi se hapja e një zyre rajonale të vendeve të Ballkanit, do të shërbejë si një mënyrë për të rritur bashkëpunimin midis të rinjve shqiptarë me vendet e tjeraBlendi Klosi:“Është një nga vendimmarrjet më historike”Në këtë nismë marin pjesë 6 shtete dhe ajo ka për qëllim forcimin mirëkuptimin dhe bashkëpunimin rajonal të përballjes me të shkuarën dhe dhe një stabiliteti më të lartë në rajon./Oranews.tv/