Shfrytëzimi i Drinit të Zi, Gjiknuri: Skavicën ta ndërtojë KESH, Katundin e Ri privati

Qeveria shqiptare ka kërkuar  konsulencë mbi skemat e financimit nga KESH për ndërtimin e Skavicës ndërkohë që HEC-i i Katundit të Ri do ti jepet privatit. Ministria e Energjisë ka realizuar një takim me donator të ndryshëm ku ka prezantuar  studimin francez për shfrytëzimin e potencialeve të Drinit të Zi.Ministri i Enrgjisë Damian Gjiknuri ka deklaruar se aktualisht i është dhënë bonus një bashkimi kompanish turke për HEC Katund i Ri por gara e cila ende nuk është çelur për këtë koncesion, lejon mundësinë e pjesëmarrjes së çdo kompanie  të interesuar për këtë projekt.Gjiknuri u kërkoi donatorëve që të asistonin qeverinë shqiptare për të studiuar dhe këshilluar format e financimit që do të ja mundësonin KESH-it të ishte administruesi i HEC Skavicës Varianti i tretë, i cili vlerësohet edhe si më i zbatueshmi  parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 385. Sipas këtij varianti pritet të zhvendosen  800 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 1788 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 313.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 673 GWh.24524 445245 okkkkkkkkkkkkk potenciali energjitik skavica