Maqedonia hap kufirin për disa qindra emigrantë, mijëra mbeten të bllokuar në Greqi

Maqedonia ka lejuar kalimin e disa qindra emigrantëve, ndonëse situata vijon të mbetet kaotike në territorin grek. Portat në ndarjen territoriale midis dy vendeve u hapën në orët e para të mëngjesit dhe u mbyllën pasi kuota e përcaktuar nga qeveria e Shkupit u lejua të kalonte.Autoritetet helene kanë kërkuar që maqedonasit t'i hapin dyert për të gjithë azil-kërkuesit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Reporterët kanë arritur që të filmojnë edhe një dialog midis dy policëve kufitare të Greqisë dhe Maqedonisë.Policja greke i komunikon kolegut se situata është tepër e rënduar në anën e saj, pasi mijëra refugjatë kanë mbetur të bllokuar. Megjthatë, ai thjesht buzëqesh dhe i mbyll derën.Emigrantët që u lejuan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës perëndimore, kanë përdorur autobsët për të udhëtuar. Ndërkohë, qeveria maqedonase ka njoftuar se brenda ditëve në vijim do të fillojë edhe transporti i tyre me trena.