Avioni i Donald Trump kryen ulje të detyruar në Nashville
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2016, 15:02
SARAJEVË, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Avioni i Donald Trump, që ai e përdor në fushatën elektorale si kandidat presidencial të Partisë Republikane, kreu ulje të detyruar në Nashville, pas një problemi në motor, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).Trump ishte duke udhëtuar për një tubim në Little Rock, në Arkansas, kur avioni tip ”Boeing 757” u detyrua të ulej në mënyrë të paplanifikuar në aeroportin ndërkombëtar në Nashville.Zëdhënësja e tij tha se Trump vazhdoi udhëtimin me avion të marrë hua.Trump duhej të shkonte në “Barton Coliseum”, në Little Rock, para më shumë se 11 500 përkrahësve./ a.jor./Marrë nga ATA/