Trump akuzon Cruz për mashtrim në garën presidenciale të Iowa-s

Kandidati republikan për garën presidenciale, Donald Trump, ka akuzuar rivalin e tij kryesor, Ted Cruz, për mashtrim në fitoren e regjistruar prej tij në shtetin e Iowa-s.Miliarderi tha se senatori i Teksasit nuk ka qënë i ndërshëm në garë, duke përdorur taktika të cilat sipas tij, nuk i kanë hije një kandidati republikan."Ted është një vjedhës votash. Ju tashmë e dini që këta politikanë janë shumë brutal. Më besoni kur ju them se ata nuk janë të ndërshëm. Kjo është edhe një ndër arsyet se pse i jam futur kësaj gare."Më tej Trump lëshoi edhe akuza të tjera duke thënë se qytetarët amerikanë nuk duan një president që nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Me këtë frazë, ai sulmoi sërisht kandidatin Ted Cruz, i cili ka lindur në Calgary të Kanadasë. Në mbyllje miliarderi bëri thirrje për më shumë mbështetje në garat e rradhës që do të mbahen në të gjitha shtetet amerikane.Ted Cruz arriti që të triumfonte në Iwoa më 28% të votave, kundrejt Trump, i cili arriti të bënte për vete vetëm 24% të elektoratit. Përballja e ardhmshme e kandidatëve të të dyja forcave politike do të zhvilohet në Neë Hampshire./Oranews.tv/