Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për Kosovën

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën e hartuar për Kosovën me 403 vota pro, 130 kundër si dhe 104 abstenime. Gjatë seancës, raportuesja Ulrike Lunaçek tha se e ardhmja e një Kosove të pavarur shtrihet në BE, por nënvizoi se qeveria duhet që të bëjë më shumë përpjekje që të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar si dhe të sjellë më shumë rezultate pozitive.Ajo nënvizoi se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor të cilit ende nuk i janë liberalizuar vizat.Lunaçek bëri edhe njëherë thirrje që pavarësia e Kosvës të njihet edhe nga pesë vendet e tjera të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.Antarët e tjerë të parlamentit, deklaruan se firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit shpreh vullnetin pozitiv të qeverisë së Prishtinës për t'u integruar në organizmat ndërkombëtarë.