Çollaku takon Ambasadorët: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2016, 17:58
Ministri i Integrimeve Europiane në Kosovë, Bekim Çollaku ka takuar sot Ambasadorët e Shteteve të Bashkimit Europian, si dhe kreun e zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar.Ky takim ka patur si qëllim informimin e diplomatëve në lidhje me progresin që ka shënuar qeveria e Prishtinës në lidhje me kushtet që duhet të plotësohen në kuadër të liberalizimit të vizave.Gjatë fjalës së tij, Çollaku deklaroi se Kosova i kishte zbatuar tetë rekomandimet e ardhura duke shtuar se vendi ishte në pritje të hapave të rradhës.Ministri i Integrimeve, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, tha se përfaqësuesit konfirmuan se do të vijonin të mbështesnin Kosovën në organizmat ndërkombëtarë.