Koreja e Veriut përgatit lëshimin e satelitit, Japonia aktivizon ushtrinë

Koreja e Veriut ka komunikuar se do të lançojë një satelit në hapësirë, gjë e cila sipas lajmërimit do të ndodhë në një ditë midis datave 8 dhe ë5 shkurt.Megjithatë një gjë e tillë ka shkaktuar reagim të ashpër të fuqive ndërkombëtare por edhe të vendeve fqinje.Fillimisht ka qënë Koreja e Jugut e cila ka deklaruar se lancimi i satelitit do të ketë pasoja negative për Pyongyuang. Gjithashtu, edhe Japonia ka filluar të lëvizë duke aktivizuar ushtrinë.Në shumë zona të vendit ishullor janë montuar sistemet e mbrojtjes nga rraketat balistike. Ndërkohë, ministri i mbrojtjes së Japonisë, Gen Nakatani, ka deklaruar se qeveria do të urdhërojë shkatërrimin e cdo objekti ajror që do të cënojë sigurinë e vendit.Edhe Kina e cila shihet si një prej aleateve kryesore të Koresë së Veriut e ka dënuar vendimin e Pyongang-ut për të lancuar një satelit.Për mediat është prononcuar zëdhënësi i ministrisë së jashtëme, Lu Kang, i cili deklaroi se shteti diktatorial ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Në të njëjtën linjë kanë qëndruar edhe përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë. Zëdhënësi Josh Earnest tha se ky është një tjetër veprim i papërgjegjshëm i Koresë së Veriut./Oranews.tv/