Shpërthimi i bombolës, pallatet nuk kanë infrastrukturë për mbrojtjen nga zjarri
Ngjarja e së martës ku mbeti viktimë një fëmijë 4 vjeçar nga shpërthimi i bombolës së gazit nxjerr në pah një problematikë të vjetër dhe të pazgjidhur, atë të mungesës së infrastrukturës së mbrojtjes ndaj zjarrit në pallate dhe banesa. Në zonën e Unazës së Re kjo çështje bëhet edhe më e prekshme, pasi ndërtimet e reja nuk e ofrojnë këtë kriter.Kjo është zona e Unazës së Re në Tiranë, me ndërtime të reja e shumëkatëshe, shumica të pahipotekuara për shkak të problemeve gjatë ndërtimit.Këto pallate dhe banesa paraqesin rrezikshmëri të lartë në ngjarjet aksidentale si zjarri apo dhe katastrofat natyrore. Dhe rasti më i fundit ishte ai i së martës në mbrëmje (2 shkurt 2016).E martë, ora 17:30 minuta, hyrja në katin e 7 të këtij pallati përfshihet nga flakët. Banorët kanë lajmëuar policinë dhe shërbimin zjarrëfikës.Shërbimi zjarrëfikës pretendon se thirrja në sallën operative është bërë në orën 17:54 minuta dhe në orën 18:01 minuta kanë mbërritur në vendngjarje.Ndërhyrja e tyre është bërë nga shkallët normale.Pasojat e shpërthimit janë ndier në katet e mëposhtme.Edhe pse një apartament ri, nuk ka shkallë emergjence, zjarrëfikësit kanë kryer misionin në shkallë normale. Në kate nuk ka as fikëse zjarri.Kjo është bombola e gazit, shpërthimi i të cilës la pa jetë një fëmijë 4 vjeç dhe shkrumboi banesën.Ky është ballkoni i përshtatur si kuzhinë, soba, rezitenca dhe bombla.Djali 4 vjeçar ka qenë në ballkon kur ka ndodhur shpërthimi dhe nuk ka mundur tu shpëtojë flakëve.Zonja e shtëpisë me fëmijën tjetër, vajzën 7 muajshe kanë qenë në banjo, kur ka ndodhur shpërthimi.Zhurma është dëgjuar nga fqinja, e cila ka nxjerrë jashtë nënën dhe foshnjen.Fqinjët janë ende të tramatizuar dhe refuzuan të flasin për kamerën tonë.Dëshmitarë të vengjarjes, miq të familjes tregojnë momentet e tmerrit dhe pamundësinë për të nxjerrë jashtë djalin 4 vjeçar. Gazetarja: E njihni prej kohësh familjen?Si jo, unë jam hidrauliku, kam hyrë brenda çdo shtëpie. Dhe me djalin paradite loza me të.Gazetarja: Mendoni se ka qenë shkak i pakujdesisë së fëmijës?Tani nuk e di ça të them, isha larg kur e kam marrë vesh lajmin, erdha direkt me vrap. Në flakë akoma gjithë banesa.Gazetarja: Zonja ka qenë në banjo duke larë foshnjen?Po duke larë vajzën e vogël.Gazetarja: Po zotëria, bashkëshorti?Bashkëshorti ka qenë në dyqan. Vinte deri këtu zjarrëfikësi, thoshte nuk hyj dot brenda me maskë, deri sa ka ardhur një i katit të parë aty ka marrë maskën dhe ka hyrë. Dhe i thoshin ke fëmijën brenda.Të afërmit e familjes Nezha thonë se bashkëshortët janë ende të traumatizuar, të afërmit po kujdesen për ta dhe këtë të mërkurë duhet ti japin lamtumirën e fundit djalit të mitur.Këto fotografi, janë të vetmet që i kanë shpëtuar flakëve.


